Tuchel i kërkon Chelsea të tentojë për Lewandowskin
Trajneri i Chelsea, Thomas Tuchel dëshiron të transferojë në ‘Stamford Bridge’ Robert Lewandowskin.
Sport
E ardhmja e Lewandowskit vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes këtë merkato.
Polaku ka kontratë me Bayern Munich deri në sezonin e ardhshëm, por sulmuesi dëshiron të largohet këtë sezon.
Sipas ‘Mundo Deportivo’ Tuchel i ka kërkuar ekipit të tentojë transferimin e Lewandowskit në ‘Stamford Bridge’, përcjell lajmi.net.
Ylli i Bayern Munich është i lidhur me një kalim te Barcelona./Lajmi.net/