Presidenti i Chelsea, Todd Boehly nuk pajtohet me largimin e Lukakus
Presidenti i ri i Chelsea, Todd Boehly nuk pajtohet që Romelu Lukaku të largohet.
Sport
E ardhmja e Lukakus vazhdon të jetë temë diskutimi këtë merkato.
Belgu u rikthye te Chelsea në gushtin e vitit të kaluar, por nuk duket i lumtur në ‘Stamford Bridge’.
Sulmuesi është i lidhur me një transferim në formë huazimi te gjiganti italian, Inter.
Por sipas ‘Football.london’, presidenti i Chelsea nuk pajtohet të ndodhë një lëvizje e tillë, përcjell lajmi.net.
Mbetet të shihet nëse do të arrihet një marrëveshje në mes dy palëve./Lajmi.net/