Barcelona merr autorizimin për shitjen e aksioneve
Barcelona ka marrë autorizimin e shitjes së një pakicë aksionesh.
Sport
Barça po kalon në një krizë financiare, andaj u detyruan të shesin një pakicë të aksioneve të tyre.
Gjatë Asamblesë së Jashtëzakonshme të mbajtur sot, 84% e anëtarëve të Barcelona miratuan autorizimin e shitjes së një pakice aksionesh (deri në 49.9%) të kapitalit aksionar të kompanisë Barça Licensing and Merchandising (BLM), një kompani në pronësi të klubi që është përgjegjës për licencat e biznesit dhe tregtimit të klubit, përcjell lajmi.net.
Nga 671 delegatë, 568 votuan pro propozimit të bordit për shitjen e asaj pjese të BLM, 65 kundër dhe 13 abstenuan.
Shitja e këtyre aksioneve do të mbushë arkat e klubit deri në 500 milionë euro.
Shuma këto që klubi mund t`i përdor për merkaton e kësaj vere./Lajmi.net/