Griezmann, prioriteti i Marcelo Bielsas në rast se bëhet trajner i Bilbaos

Antonie Griezmann është prioriteti i Marcelo Bielsas në rast se ky i fundit do ta marrë drejtimin e Athletic Bilbaos.

Sport

16/06/2022 15:36

Sulmuesi nuk po kalon në formën më të mirë tek Atletico Madrid dhe, për rrjedhojë, dëshiron të ndërrojë ambient, transmeton lajmi.net.

Pikërisht “Baskët” kanë nevojë për një sulmues të tipareve të francezit, andaj kërkojnë që kjo çështje mes palëve të zgjidhet sa më shpejt.

Griezmann, që prej largimit nga Atletico Madrid për herë të parë, nuk e gjeti asnjëherë formën e tij ideale.  Performancat e tij brenda fushës nuk ishin më të njëjtat, për çka i la klubet (Barcelona dhe Atletico Madrid së fundi) të pakënaqura me shërbimet e tij. /Lajmi.net/