Pas largimit të Alves, Pedri do ta marrë numrin 8

Pedri do të jetë numri 8 i ri i Barcelonës.

Sport

16/06/2022 08:32

Mbrëmë është konfirmuar se Dani Alves do të largohet nga skuadra e Barcelonës, pas aventurës së tij të dytë me klubin.

Ikona braziliane nuk pa një kontratë të dytë dhe tani do të largohet për të lënë hapësira për emra të rinj.

Gjithsesi, numrin që ai e kishte në fanellë këtë edicion – numrin 8 – tani do ta marrë Pedri, përcjell lajmi.net.

Mesfushori premtues kishte numrin 16 në sezonet e para te Barcelona. Paraqitjet e tij ishin aq brilante saqë ai vazhdimisht krahasohet me Andres Iniesta.

Iniesta ishte lojtari që mbajti numrin 8 te Barcelona, para se të ndërronte ambient. Tani, Pedri do të ketë numrin e tij, për të përafruar edhe më shumë figurën e tij me atë të Iniesta. /Lajmi.net/