Negociatat për Frenkie de Jong: Barcelona refuzon një ofertë të United, nuk pranon më pak se 85 milionë

Mesfushori holandez, Frenkie de Jong vazhdon të jetë një nga emrat më të përfolur në merkato.

Sport

14/06/2022 18:36

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, Barca i ka refuzuar një ofertë skuadrës së Man United, përcjell lajmi.net.

Situata e lojtarit vazhdon të jetë e njëjtë, me Barcelonën që nuk pranon më pak sesa 85 milionë euro.

Man United janë akoma duke vazhduar negociatat. Ata kishin parë një ofertë prej 60 milionë + 10 të tjera si bonuse të refuzuara.

Frenkie vazhdon të jetë i qetë dhe nuk i ka dhënë askujt indikacione për të ardhmen e tij. Secili vazhdon të jetë në pritje. /Lajmi.net/