Leverkusen vihet pas Granit Xhakës
Bayer Leverkusen është vënë pas mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka.
Sport
Sipas asaj që bën të ditur Kicker, gjermanët po tentojnë ta marrim mesfushorin në formë huazimi, pastaj, në bazë të performancës së tij, të synohet edhe blerja.
Xhaka pati lëkundje të raporteve me tifozët e “topçinjve”, sidomos sezoneve të fundit, transmeton lajmi.net.
Gjithsesi, kjo periudhë duket se ka kaluar dhe kosovari me shtetësi zvicrane po shihet si element i rëndësishëm në formacionin e Mikel Artetas.
Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e lojtarit në këtë merkato verore. /Lajmi.net/