Newcastle interesohen për Lenon

Newcastle është e interesuar që të nënshkruajë me një portier gjatë afatit kalimtar veror.

Sport

14/06/2022 11:25

Ajo çka ia vlen të ceket është se portieri i Arsenalit, Bernd Leno, është në krye të listës së dëshirave të klubit anglez, transmeton lajmi.net.

Gjermani gjeti pak hapësira te “topçinjtë”, pasi vendin e titullarit ia zuri Aaron Ramsdale.

Ish-portieri i Leverkuzen është duke e menduar seriozisht largimin nga skuadra londineze, pasi dëshiron të luajë rregullisht.

Gjithçka e mori të mbrapshtën për Lenon pikërisht në momentin e ardhjes së Ramsdale i cili, falë paraqitjeve të mira, arriti ta vendos veten në formacionin startues. /Lajmi.net/