Rrudhani: Nuk më intereson për zëvendësimin, trajneri besoi se ishte më mirë për ekipën
Donat Rrudhani ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj Greqisë.
Sport
Lojtari tha se ndjehej i pasigurt në fushë dhe stresi nga tifozët bëri të vetën, pasi forca policore nuk kishte në stadium.
“Nuk e di çfarë ndodhi, por e di sa dhamë maksimumin deri në fund. Janë do ditë ku asgjë nuk shkon siç duhet. Po të kishim topin, mund të bënim më shumë. Duhej të ishim më agresivë”, tha Rrudhani, përcjell lajmi.net.
“Jo, në pjesën e parë isha i habitur kur u zëvendësova. Nuk pat shpjegim, por tha se ishte taktike, të luanim me tre mesfushorë, pasi kishin avantazh numerik. Për mua është gjithçka në rregull nëse është për të mirën e ekipës. Loja e kaluar ishte si ëndërr. Sonte nuk ishte nata”, shtoi lojtari.
“Të them të drejtë, ishim të pasigurt në fushë kur shihnim ato në tribuna. Kush merrte topin kishim lasera çdo sekondë në fytyrë. E pamë çfarë ndodhi edhe pas golit të shënuar. Ishte amatoreske, nuk kishte as policë. Ndjeheshim të stresuar. Ishin shumë amatera.”
“E dimë se jemi akoma me kombëtare të re. Fitojmë eksperiencë çdo lojë dhe besoj se gjithnjë po luajmë më mirë. Edhe nga kjo lojë mësojmë diçka. Do të bëjmë gjithnjë më mirë, do të bëjmë hapin e madh. Kemi talenta, edhe këta që janë këtu janë të mirë dhe besoj se do të gjejmë njëfarë mesi mes talenteve dhe atyre me eksperiencë”, tha mes tjerash lojtari i Young Boys. /Lajmi.net/