Real Madridi nesër zhvillon një ceremoni lamtumirëse për Marcelon

Legjenda e klubit madrilen, Marcelo Viera do të largohet përfundimisht nga ekipi nesër.

Sport

12/06/2022 12:34

Marcelo këtë edicion i dha fund periudhës 16 vjeçare me ‘Mbretërit’.

Ai do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’ si lojtari më i dekoruar me plotë 25 trofe mbi supet e tij.

Marcelo u transferua në Real Madrid në vitin 2007 nga një ekip brazilian.

Erdhi si një djalosh i ri në kryeqytetin spanjoll, por do të largohet si një legjendë e klubit.

Nesër me fillim nga ora 13:00 për nder të kontributit të tij për gjatë atyre viteve në Real Madrid, klubi do të zhvillohej një akt institucional homazh dhe lamtumirës për lojtarin.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi, me anë të një njoftimi:

“Real Madrid CF njofton se nesër, e hënë, 13 qershor, në orën 13:00, në Real Madrid City do të zhvillohet një akt institucional homazh dhe lamtumire për kapitenin tonë Marcelo, me praninë e presidentit tonë Florentino Pérez.

Pas këtij akti, Marcelo do të dalë para mediave në sallën e shtypit te Real Madrid City”./Lajmi.net/