Bernardo dëshiron të largohet nga Man City, Xavi e sheh si alternativë për Frenkie de Jong
Bernardo Silva dhe Frenkie de Jong vazhdojnë të jenë mes emrave më të komentuar te kampi i Barcelonës.
Sport
Ylli portugez i Manchester City lidhet me një largim të mundshëm nga ‘Etihad’ qysh nga vera e kaluar.
Sipas raportimeve të fundit nga ‘Mundo Deportivo’, Bernardo dëshiron të largohet nga Man City, për arsye personale të tij, transmeton lajmi.net.
Lojtari thuhet se i pëlqen ideja për mundësinë që të luajë te Barcelona.
Xavi Hernandez në anën tjetër e sheh lojtarin si alternativën ideale në rast se shitet Frenkie de Jong.
Frenkie thuhet se mund të kalojë në Mançester, por te skuadra e Unitedit. /Lajmi.net/