Përfundojnë ndeshjet: Belgjika “luan tenis” me Poloninë, Holanda fiton me vështirësi ndaj Uellsit

Kanë përfunduar ndeshjet e grupit D në kuadër të Ligës së Kombeve në futboll.

Sport

08/06/2022 22:44

Belgjika ka fituar 6-1 ndaj Polonisë, ndërsa Holanda ka fituar 2-1 ndaj  Uellsit.

Belgët fillimisht ishin në disavatazh pas golit të Lewandowskit, por nuk vonuan për ta ushtruar “pushtimin” e tyre me një gjashtëgolësh ndaj në minutat pasues.

Në anën tjetër, “Tulipanët fitoren ”e siguruan krejt në fund të takimit. Këtë epitet e morën falë golave të Koopmeiners në minutën e 50’ dhe Weghorst  (90’) vetëm pak minuta pasi Uellsi barazoi rezultatin.

Falë trepikëshit të radhës, Holanda kryeson në këtë grup me pikë maksimale pas dy ndeshjeve. Ndjekësi më i afërt i tyre do të jetë Belgjika, ndërsa në pozitat 3 dhe 4 janë Polonia dhe Uellsi. /Lajmi.net/