De Bruyne përmbys gjithçka! Belgjika merr epërsinë ndaj Polonisë

Kevin De Bruyne e ka kaluar Belgjikën në epërsi ndaj Polonisë në ndeshjen që po zhvillohet në Bruksel, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Sport

08/06/2022 22:15

Fillimisht, Belgjika ishte në disavantazh 1-0, falë golit të Robert Lewandowskit në minutën e 28’, transmeton lajmi.net.

Gjithsesi, për të mos e lënë këtë rezultat deri  në fund të ndeshjes u përkujdesën Axel Witsel (42’)  dhe De Bruyne (59’).

Ndeshja është duke shkuar drejt çerekut të saj të fundit dhe “Djajtë e Kuqë” janë shumë afër sigurimit të trepikëshit të parë.

Golin e De Bruynes mund ta gjeni këtu /Lajmi.net/