Befasi nga kampi i Bale – lojtari i ofrohet skuadrës modeste nga La Liga

Ylli uellsian, Gareth Bale i është ofruar skuadrës së Getafe.

Sport

08/06/2022 13:35

Bale ka përfunduar karrierën e tij te Real Madridi dhe është tashmë në kërkim të një kontrate të re.

Sipas raportimeve të fundit nga Alberto Fernandez i ‘Onda Cero’, presidenti i Getafe ka konfirmuar bisedën me agjentin e Bale, përcjell lajmi.net.

“Ne kemi folur me agjentin e Bale 45 minuta më para. Ata u ofruan me shërbimet e lojtarit tek ne, do ta shqyrtojmë”, ka thënë Angel Torres.

Bale aktualisht është i angazhuar me kombëtaren e Uellsit. Lojtari duhet të gjejë skuadër për të qenë në formën më të mirë për Kupën e Botës.

Angel Torres, president i Getafe, mund të jetë ai që i bën ofertë uellsianit, pas bisedës me agjentin e tij. /Lajmi.net/