Gati zyrtare, pasi e thotë Ornstein: Real Madrid dhe Monaco arrijnë marrëveshje për Tchouameni

Real Madrid është në hapat e fundit të zyrtarizimit të marrëveshjes për Tchouameni.

Sport

07/06/2022 14:48

Aurelien Tchouameni është në radarin e Real Madrid tash e disa kohë, me ‘Los Blancos’ që duan të bëjnë një goditje të fortë në merkaton e verës.

Sipas raportimeve të fundit nga David Ornstein, Real Madrid dhe Monaco kanë arritur marrëveshje të plotë, përcjell lajmi.net.

Mesfushori francez do t’i bashkohet fituesve të Champions League.

Në garë për Tchouameni ishte edhe skuadra e PSG dhe ajo e Liverpool, por dëshira e lojtarit ishte e qartë që nga fillimi.

Ornstein thotë se i gjithë operacioni do t’i kushtojë Real Madridit mbi 100 milionë euro. /Lajmi.net/