Taulant Seferi: I lumtur me golin e parë, pjesa e dytë nuk ishte ashtu siç e kishim përgatitur

Taulant Seferi është shprehur i lumtur me golin e parë me fanellën ‘Kuqezi’.

Sport

06/06/2022 23:23

Sulmuesi tha se pjesa e dytë mund të ishte bërë më mirë sesa u interpretuar në fushën e blertë.

Më poshtë lajmi.net jua përcjell fjalët e Seferit, të thënë pas ndeshjes.

“E bëra golin dhe mendova t’i marrim tre pikët. Edhe një pikë nuk është keq, sepse e dimë që Shqipëria nuk ka fituar kurrë këtu në Islandë. Tani duhet të mendojmë për Izraelin. Jam i lumtur që e bëra golin e parë për Shqipërinë.

Besoj se kjo është nga puna që kam bërë me klubin dhe që kam marrë vetëbesimin.

E kishim menduar që të mbanim hapësira. Në pjesën e dytë nuk bëmë ndeshjen që përgatitëm. Por fokusi duhet të jetë te Izraeli.

E ndjeva që po më vinte topi dhe e futa në rrjetë. Nuk kisha shumë kontakt me topin. E kisha dhe atë shansin me kokë. Pjesën e dytë nuk e bëmë ndeshjen e mirë”, ishin fjalët e Seferit. /Lajmi.net/