Real Madrid gjithnjë më afër Aurelien Tchouameni
‘Los Blancos’ janë afër të bëjnë goditjen e parë të madhe në merkato.
Sport
Madrilenët janë tash e sa kohë pista kryesore për mesfushorin francez, Aurelien Tchouameni.
Raportimet e fundit nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano bëjnë të ditur se negociatat kanë afruar palët edhe më shumë, transmeton lajmi.net.
Bisedimet po progresojnë po ashtu edhe në raport me skuadrën e Monaco.
Dilemat ishin nëse PSG do t’i bënte rivalitet Realit, por lojtari thuhet se ka ndarë mendjen tashmë.
Gjithçka mund të finalizohet pasi lojtari të kthehet nga grumbullimi me kombëtaren. /Lajmi.net/