Shqipëria me tri mungesa të mëdha për ndeshjen ndaj Islandës

Kombëtarja e Shqipërisë luan sonte ndaj Islandës.

Sport

06/06/2022 17:30

Kombëtarja ‘Kuqezi’ luan ndeshjen e parë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, dhe përballë ka Islandën.

Për këtë ndeshje, Edy Reja duhet të bëjë kalkulimet pa tre emra kyç, përcjell lajmi.net.

Armando Broja, Rey Manaj e Myrto Uzuni nuk do të jenë në këtë udhëtim.

Broja është i infektuar me COVID-19, derisa dy të tjerët vuajnë nga lëndime.

Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë në Islandë. Sot kërkon tri pikët e para atje. /Lajmi.net/