Zëdhënësi i AAK-së me pretendime të rënda: Nga zyrat e Kuvendit u hodh një lloj lëngu si shampon që digjte sytë e pengonte frymëmarrjen
Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lulëzim Blaka ka hedhur akuza të rënda në drejtim të mazhorancës sot pas protestës së veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lajme
Blaka në një postim në Facebook ka thënë se nga zyrat e Kuvendit është hedhur një lloj lëngu si shampon, që digjte sytë e lëkurën dhe pengonte frymëmarrjen, shkruan lajmi.net.
“Përderisa jashtë piqte dielli, nga zyrat e Kuvendit hidhej një lloj lëngu si shampon, që digjte sytë e lëkurën, e pengonte frymëmarrjen.”, shkruan ai.
Ky është postimi i tij:
Gjithmonë e kam ditur se pushteti aktual neokomunist ushqen urrejtje patologjike ndaj UÇK-së dhe vlerave të lirisë.
Sot mësova se të paktën 51 deputet të së majtës ekstreme, nuk kanë as ndjenja njerëzore.
Përderisa jashtë piqte dielli, nga zyrat e Kuvendit hidhej një lloj lëngu si shampon, që digjte sytë e lëkurën, e pengonte frymëmarrjen.
Sot nuk kishin kuorum. Herën tjetër…