Trajneri i Real Madridit në basketboll, Laso është në gjendje stabile
Trajneri i Real Madridit, Pablo Laso është në gjendje stabile.
Sport
Gjatë ditës së djeshme Real Madridi njoftoi se trajneri i ekipit të basketbollit, Pablo Laso kishte pësuar infarkt.
Ata fillimisht nuk dhanë detaje për shëndetin e trajnerit.
Më pas klubi njoftoi se gjendja e Lasos është stabile dhe ai është duke u trajtuar në spital.
Më poshtë lajmi.net jua përcjell reagimin e ‘Mbretërve’:
“Real Madrid CF njofton se Pablo Laso po përparon pozitivisht dhe është liruar nga ICU i Spitalit Universitar Sanitas La Moraleja.
Trajneri ynë është transferuar në spital tjetër dhe do të vazhdojë të monitorohet evolucioni i tij nga shërbimi i kardiologjisë”, thuhej në njoftim./Lajmi.net/