Liga A e Kombeve: Fiton Portugalia, Spanja barazon me Çekinë

Grupi 2 i Ligës A në Ligën e Kombeve ka dhuruar dy ndeshje mjaft interesante sonte.

Sport

05/06/2022 23:48

Kombëtarja e Spanjës ka luajtur baras në sfidën e saj, derisa ajo e Portugalisë ka fituar bindshëm ndaj Zvicrës, shkruan lajmi.net.

Portugalia fitoi 4:0 ndaj Zvicrës, në një ndeshje ku Cristiano Ronaldo shënoi dy herë (35’, 39’) dhe në të dyja rastet u asistua nga Diogo Jota.

Carvalho dhe Joao Cancelo shënuan dy golat tjera për kombëtaren portugeze.

Në anën tjetër, kombëtarja e Spanjës ka luajtur baras 2:2 me Çekinë.

Gavi dhe Martinez shënuan për Spanjën (45+3’ dhe 90’), kurse Pesek (4’) dhe Kuchta (66’) shënuan për Çekinë.

Portugalia tani është e para në grupin 2 të Ligës A, me katër pikë, aq sa ka edhe Çekia, kurse Spanja është e treta me dy pikë. Zvicra ka zero pikë. /Lajmi.net/