Rashica: E nisëm mirë, por më pas Greqia mori kontrollin – duhet të fitojmë ndaj Irlandës V
Milot Rashica ka dhënë vlerësimet e tij për ndeshjen ndaj Greqisë.

Sport
Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje 0:1, në një ndeshje ku nuk krijoi shumë.
Milot Rashica pas ndeshjes ka thënë se duhet parë përpara për të fituar ndaj Irlandës Veriore.
“Besoj që e filluam mirë, por pas pranimit të golit u duk se Greqia e mori lojën në kontrollë. Ishte e vështirë për neve. Nuk kemi çfarë të humbim, duhet të fitojmë ndaj Irlandës së Veriut”, tha Rashica.
Rashica ishte në mesin e lojtarëve që u zëvendësuan gjatë ndeshjes, me konsideratën se nuk dha mjaftueshëm. /Lajmi.net/