Lukaku dëshiron kthimin tek Interi – “zikaltrit” mund ta marrin vetëm në huazim
Romelu Lukaku ua ka bërë me dije drejtuesve të rinj të Chelseas se ai dëshiron të largohet nga “Stamford Bridge”.
Sport
Sipas asaj që bën të ditur Sky Sport, belgu është i interesuar për një rikthim tek ish-klubi i tij, Interi, transmeton lajmi.net.
Përkundër dëshirës së 28-vjeçarit, “Zikaltrit” aktualisht nuk e kanë lluksin që ta marrin lojtarin, pos si huazim.
Kriza financiare që i ka kapluar ish-kampionët e Italisë ka bërë që këta të fundit të synojnë shitjen e disa lojtarëve që ta rikthejnë stabilitetin. /Lajmi.net/