Policia në Prishtinë gjatë javës së kaluar sekuestroi 13 armë zjarri dhe shqiptoi rreth 4 mijë gjoba për kundërvajtje dhe shkelje në komunikacion

Policia Rajonale në Prishtinë, gjatë javës së kaluar ka realizuar 105 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj. Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë,…

Lajme

06/07/2026 10:56

Policia Rajonale në Prishtinë, gjatë javës së kaluar ka realizuar 105 urdhëresa të Gjykatës, prej tyre 33 urdhëresa për vepra penale ndërsa të tjerat për kundërvajtje, seanca, verifikime etj.

Në përputhje me urdhëresat, pas përfundimit të procedurave policore, personat e dënuar me burgim janë dërguar për vuajtje të dënimit, ndërsa personat e dënuar me gjobë, janë liruar, pasi të njëjtit kanë kryer obligimet e caktuara në urdhëresa.

Aktivitetet policore janë shtrirë edhe në segmente të tjera të sigurisë.

Kësisoj në harkun e njëjtë kohor janë sekuestruar 13 armë zjarri, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm, si dhe municione të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm.

“Ndërkaq aktivitetet policore  në sferën e sigurisë në trafikun rrugor. Në po të njëjtën periudhë kohore, kanë rezultuar me shqiptimin e 3917 masave administrative me gjobë për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve të kodit rrugor, prej tyre 396 të evidentuara nga vetura inteligjente dhe vetura me radar mobil”, ka njoftuar Policia. /Lajmi.net/