Man United pas Asensios

Gjiganti anglez, Manchester United kanë shfaqur interesim për transferimin e anësorit të Real Madridit, Marco Asensio.

Sport

03/06/2022 23:31

Asensio ka kontratë me ‘Mbretërit’ deri në vitin e ardhshëm, por mund të largohet këtë verë.

Kjo pasi, spanjolli nuk po arrin të bind Carlo Ancelottin të startojë me të.

Disa ekipe kanë shfaqur interesim për shërbimet e anësorit, në mesin e tyre edhe Man United.

Sic njofton ‘Goal’ në garë për Asensio janë futur edhe ‘Djajtë e Kuq’, përcjell lajmi.net.

Të interesuar për spanjollin janë edhe Milan dhe Arsenal./Lajmi.net/