Reagon Real Madridi pas ngjarjeve jo të zakonshme në finalen e Champions League

Real Madridi reagoi pas ngjarjeve që ndodhën në finalen e Champions League.

Sport

03/06/2022 13:05

Klubi, këtë e bëri përmes një komunikate për medie, transmeton lajmi.net.

“Los Blancos” kërkuan nga autoritetet që t’i trajtojnë me përgjegjësi telashet që tifozët bënë në hyrje të stadiumit dhe, si pasojë e kësaj, pamundësinë e disa prej fansave që të futen në stadium, përkundër që kishin biletë.

“Futbolli i ka transmetuar botës një imazh shumë larg vlerave dhe objektivave që duhet të ndjekë gjithmonë.

Ndjekësit dhe tifozët tanë meritojnë një përgjigje dhe që përgjegjësitë përkatëse të zbardhen në mënyrë që situata të tilla si ato të përjetuara të zhduken përgjithmonë nga futbolli dhe sporti“, thuhet ndër të tjera në komunikatë.

Siç dihet, tifozët e Liverpoolit shkaktuan trazira të shtunën mbrëma duke u konfrontuar me policë në mënyrë që të futen ilegalisht brenda stadiumit.

Si pasojë e kësaj ndeshja u shtye për hiç më pak se 36 minuta.

Më poshtë gjeni komunikatën e plotë. /Lajmi.net/