Liga e Kombeve – sonte luajnë Franca, Belgjika dhe Kroacia e Holanda
Liga e Kombeve do të ketë ndeshje interesante edhe gjatë kësaj mbrëmjeje, ku disa nga kombëtaret më të mëdha do të zbresin në fushë për t’i luajtur ndeshjet e tyre të para në grup.

Sport
Më fillim nga ora 20:45, Franca, Kroacia e Belgjika do të kenë punë me Danimarkën, Austrinë e Holandën, transmeton lajmi.net.
Ndeshje interesante, pa dyshim, do të jetë ajo në mes të Belgjikës e Holandës, dy favoriteve për të dalë të parat në grupin e katërt, aty ku gjenden edhe Uellsi e Polonia.
Këto dy të fundit e kanë luajtur ndeshjen e parë në mes vete të cilën e fitoi Polonia me rezultat 2-1.
Në ndeshjet e tjera , sonte luajnë Kazakistani – Azerbajxhani, Letonia – Andora dhe Bjellorusia – Sllovakia. /Lajmi.net/