Gnabry refuzon ofertën e parë të Bayern Munich për rinovim të kontratës

Serge Gnabry e ka refuzuar ofertën e parë të Bayern Munich për ta rinovuar kontratën.

Sport

03/06/2022 09:00

Lojtari nuk është i kënaqur me pagën, duke kërkuar rritje të saj, transmeton lajmi.net.

Drejtuesit bavarezë nuk e kanë ndërmend të bëjnë propozime të tjera më të lëverdisshme për lojtarin në aspektin e pagës, me lojtarin që tashmë është duke e menduar largimin nga “Allianz Arena”.

Të interesuar për shërbimet e lojtarit janë Arsenali dhe Real Madridi.

Mbetet të shihet se cila do të jetë zgjedhja e lojtarit, kur dihet se ka edhe një vit kontratë me klubin gjerman.

Vlera e Gnabryt në treg aktualisht, sipas Transfermarkt,  është 70 milionë euro. /Lajmi.net/