A do të marrë pjesë sërish në festivalin e RTSH-së? Përgjigjet Alban Ramosaj
Pas dështimit të Shqipërisë për t'u kualifikuar në finalen e Evrovisionit u diskutua mjaft shumë se pse juria shqiptare nuk ia dha biletën e përfaqësimit Alban Ramosajt, finalistit të dytë në RTSH.

ShowBiz
Për këtë pati një deklaratë nga anëtari i jurisë se Albani është shqiptar nga Kosova dhe si i tillë duhet të konkurrojë për të përfaqësuar Kosovën në rast se ajo do të fitojë të drejtën për të marrë pjesë në festivalin evropian, shkruan lajmi.net.
Kjo nxiti reagimin e Albanit në rrjete sociale duke thënë se i vjen turp që cilësohet si një i huaj në Shqipëri, dhe se të mos fitosh për këtë arsye Festivalin e RTSH-së është marrëzi.
Por a do marrë pjesë sërish Albani në Festivalin e Këngës në RTSh?
Këtë e kuptoni në materialin e përgatitur nga “Mirage”.