Florijan Smakiqi, transferi më i ri i Dritës

Florijan Smakiqi iu është bashkuar Dritës në këtë afat kalimtar veror.

Sport

01/06/2022 22:33

Lajmin e konfirmoi vetë faqja e klubit, përmes një njoftimi zyrtar për medie.

Smakiqi është portier dhe më parë ka luajtur për Feronikelin dhe për Drenicën, transmeton lajmi.net.

Më poshtë gjeni njoftimin zyrtar të klubit.

“Mirësevjen Florjan

Klubi ynë, FC DRITA ka arritur marrëveshje me portierin e talentuar, Florjan Smakiqi.

Florjani me ne ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, duke u bërë pjesë e rrugëtimit tonë.

Portieri 23 vjeçar Smakiqi ka qenë pjesë e KF Feronikelit dhe së fundmi te KF Drenica.

FC DRITA i dëshiron suksese gardianit tonë të ri, Florjan Smakiqi”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/