Xavi pranon shitjen e De Jong vetëm nëse merr Bernardo Silvan në këmbim

Xavi Hernandez ka bërë të qartë planin e tij për sezonin e ardhshëm.

Sport

01/06/2022 10:00

Trajneri i Barcelonës i ka bërë të qartë planin e tij krerëve të klubit, dhe tashmë ka gati listën me emrat që nuk duhen prekur.

Një nga ta është edhe Frenkie de Jong, ndonëse për të ka një alternativë që mund ta shoh tek largohet.

‘Mundo Deportivo’ bën të ditur se Xavi Hernandez pranon që klubi ta largojë Frenkie de Jong vetëm nëse i japin Bernardo Silvan në këmbim, përcjell lajmi.net.

Bernardo Silva është lidhur me një kalim të mundshëm te Barcelona edhe viteve të kaluara.

Lojtari portugez thuhet se vazhdon ta ketë si dëshirë të paplotësuar aktivizimin e tij me fanellën e Barcelonës. /Lajmi.net/