Tchouameni te Reali mbetet vetëm çështje orësh – thonë mediet në Spanjë

Aurelien Tchouameni mund të zyrtarizohet shumë shpejt si lojtar i Real Madridit.

Sport

31/05/2022 19:42

Sipas medieve në Spanjë, kjo lëvizje tashmë ka mbaruar me vetëm disa detaje që pritet të zgjasin pak orë, para se mesfushori i talentuar t’u bashkohet “Los Blancos”, transmeton lajmi.net.

Tchouameni luan si mesfushor qendror, aty ku do ta gjejë konkurrencën e Toni Kroos, Luca Modric e Casemiro.

Lojtari tash për tash është në pronësi të Monacos, por kjo situatë pritet të ndryshojë shumë shpejt pasi vetë ai ka shprehur dëshirën për të luajtur për madrilienët. /Lajmi.net/