Tentojnë të kontrabandojnë lepuj, pula e birra, arrestohen tre persona në Gjilan
Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi kanë tentuar të kontrabandojnë, ndër të tjera, 70 pula, 7 lepuj e 1500 birra. Arrestimi ka ndodhur në fshatin Stublinë të Gjilanit përgjatë mbrëmjes së të hënës.

Lajme
Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate, duke thënë se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, shkruan lajmi.net.
“Fsh. Stublinë 30.05.2022 – 19:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që pasi në traktorin me targa vendore me të cilin janë gjetur: 260 kilogram mish, , 70 pula, 7 lepuj, 1500 birra, 126 albume për foto dhe gjësende tjera të cilat janë dërguar në terminal doganor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/