Bayern prin garën për Laimer
Konrad Laimer është një prej lojtarëve më të kërkuar në Bundesliga.
Sport
Skuadra e Bayern Munich po synon të kompletojë një tjetër lëvizje në merkaton e verës, tashmë me Laimer në radar.
Raportime nga Fabrizio Romano bëjnë të ditur se Bayern është skuadra që akoma prin garën për kartonin e Konrad Laimer, përcjell lajmi.net.
Bisedimet mes Bayern dhe Leipzig po vazhdojnë. Kampionët thuhet të kenë bërë një ofertë hapëse prej 18-20 milionë eurove.
Leipzig po bën çmos për ta mbajtur lojtarin në skuadër, por edhe Julian Nagelsmann e do atë me çdo kusht.
Raportimet për transferimin e Laimer te Bayern kanë nisur tash e tri javë. /Lajmi.net/