Aksident i rëndë trafiku në Malishevë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më parë në fshatin Tërpezë të Malishevës.
Lajme
Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një traktor.
Lidhur me këtë është deklaruar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Ai tha se si pasojë e këtij aksidenti ka edhe të lënduar, transmeton lajmi.net.
“Të nderuar, ju njoftoj se në fsh. Terpezë është raportuar aksident trafiku në mes një traktori dhe një automjeti. Shikimi i vendit të ngjarjes është duke u bërë nga Njësia e Trafikut Rajonal dhe bazuar nga informatat e para, si pasojë e aksidentit ka edhe të lënduar”, u shpreh Elezi./Lajmi.net/
