Bayern Munich nuk planifikon t’i jap Gnabryt më shumë sesa 10 milionë për sezon

Edhe Serge Gnabry mund të jetë në rrugën e largimit nga Bayern Munich.

Sport

30/05/2022 16:15

Skuadra bavareze po përballet me pakënaqësi të shumta dhe një valë largimesh po merr hovin para merkatos së verës.

Raportimet e fundit nga Gjermania bëjnë të ditur se Gnabry ka refuzuar ofertat e Bayernit për rinovim kontrate. Skuadra nuk do t’i ofrojë lojtarit më shumë sesa 10 milionë euro për sezon, transmeton lajmi.net.

Real Madrid dhe Arsenal po monitorojnë situatën e gjermanit, ndonëse nga asnjëra skuadër nuk ka ofertë zyrtare.

Përveç Serge Gnabry, edhe Robert Lewandowski është i pakënaqur në ‘Allianz Arena’ dhe raportime të ngjashme ka edhe për Leroy Sane.

Corentin Tolisso sot edhe zyrtarisht është konfirmuar si largimi i parë nga skuadra, pasi kontrata e tij ka skaduar. /Lajmi.net/