Militao do të rinovojë deri në vitin 2028

Eder Miliato do të vazhdojë me Real Madridin deri në vitin 2028.

Sport

30/05/2022 15:12

Me përfundimin e sezonit triumfues në Ligën e Kampionëve dhe La Liga, Real Madrid është fokusuar për merkato.

Siç mësoi ‘AS’, qendërmbrojtësi brazilian ka mbyllur rinovimin e tij deri në vitin 2028 dhe mbetet vetëmdetajet e fundit që mbrojtësi të vulosë firmën e tij, përcjell lajmi.net.

24 vjeçari, do të zgjasë bashkëpunimin me ekipin madrilen edhe për tre sezone të tjera sesa nënshkroi kur mbërriti në klubin e bardhë në verën e 2019.

Mbrojtësi ka qenë një pjesë themelore në skemën e Ancelottit. Këtë sezon Militao u përball me sfidën për të rindërtuar, së bashku me Alaba, boshtin e mbrojtjes të ‘Los Blancos’ pas largimit të dyshes legjendare, Varane dhe Ramos.

Ai mbërriti në Madrid në verën e vitit 2019 nga Porto, që ‘Mbretërve’ u kushtoi 50 milionë euro transferimin i tij. Kjo shifër e bëri atë mbrojtësin më të shtrenjtë në historinë e Real Madridit.

Ai mbërriti si një lojtar jo shumë i njohur për publikun e gjerë dhe ai sot është në njëmbëdhjetëshin e padiskutueshëm të Carlo Ancelottit./Lajmi.net/