Spinazzola i lumtur për rikthimin me kombëtaren italiane

Mbrotjësi i Romës, Leonardo Spinazzola u shpreh i lumtur që është rikthyer me kombëtaren italiane.

Sport

30/05/2022 14:13

Spinazzola ka kaluar një rikuperim të vështirë nga operacioni që ka bërë, por tani ai është rikthyer dhe do të jetë me kombëtaren e tij.

Ai u rikthye pikërisht në kohë për të marrë pjesë në fitoren e Romës në finalen e Ligës së Konferencës ndaj Feyenoord në Tiranë dhe tani është rikthyer në skuadrën e Italisë përpara ‘Finalissima’ me Argjentinën dhe ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Fatmirësisht nuk e humba kurrë buzëqeshjen, por ishte një periudhë shumë e vështirë pas lëndimit”, tha Spinazzola për ‘La Domenica Sportiva’, përcjell lajmi.net.

Italiani tregoi se frikësohej se nuk do të jetë i njëjti pas atij lëndimi që mori, gjithashtu tha se gruaja, fëmijët dhe dy trajnerët e Romës dhe Italisë e ndihmuan atë të rikthehej.

“Nuk kisha frikë se nuk do të kthehesha në lojë, por kisha frikë se nuk do të isha i njëjti lojtar si më parë. Gruaja, fëmijët dhe miqtë e mi më ndihmuan shumë.

Roberto Mancini dhe Jose Mourinho gjithashtu më ndihmuan të ndihem i qetë, ata u siguruan që të mos dorëzohesha kurrë”.

Spinazzola mund të bëjë rikthimin e tij në Itali në të njëjtin terren në ‘Wembley’, duke u përballur me Argjentinën, mbajtësin e Kupës së Amerikës, më 1 qershor.

“Do të ishte e mrekullueshme, jam i sigurt se nuk do të lejoja që emocioni të më pushtonte. I bëj thirrje fansave të qëndrojnë me ne dhe ne do t’i bëjmë ata të dashurohen përsëri.”

Mbrojtësi i majtë ishte jashtë fushës për 10 muaj pas një lëndimi të rëndë që pësoi gjatë çerekfinales së EURO 2020 kundër Belgjikës./Lajmi.net/