Benzema, shumë afër thyerjes së rekordit të Ronaldos në Champions League – a do t’ia arrijë sonte?
Karim Benzema e ka zhvilluar një sezon fantasik me Real Madridin në të gjitha kompeticionet.
Sport
Falë performancave të tij me “Los Blancos” në këtë sezon, francezi është konsideruar si njëri ndër favoritët kryesorë për ta fituar “Topin e Artë”.
Përveç kësaj arritjeje, që llogaritet si më e rëndësishmja për secilin lojtar në rrafshin personal, sulmuesi e ka mundësinë e artë që ta parakalojë ish-kolegun e skuadrës, Cristiano Ronaldon, në një statistikë të Champions League, transmeton lajmi.net.
Portugezi, në sezonin më të mirë të tij, i shënoi 17 gola për një sezon në këtë garë, vetëm dy më shumë sesa Benzema i këtij sezoni, që numëron 15 të tilla.
Në rast shënimi të ndonjë “hatt-tricku”, francezi e kalon CR7 për gola sezonalë në Champions League – me 18 të tilla.
Mbetet të shihet nëse do t’ia dalë sonte ta bëjë diçka të tillë. /Lajmi.net/