Arnold për finalen ndaj Realit: Ne kemi një plan për ndeshjen

Mbrojtësi i Liverpool, Trent Alexander-Arnold ka folur përpara finales së Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.

Sport

27/05/2022 19:01

Liverpool dhe Real Madrid do të përballen sërish në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve këtë sezon.

Përpara kësaj ndeshje ishte Arnold, që tha se kjo është ndeshja e sezonit.

“Është emocionuese të jesh këtu, e merituam. Kemi pasur një fazë grupore vërtet të pabesueshme. Kjo është një ndeshje e veçantë, e sezonit”, tha anglezi, përcjell lajmi.net.

Tutje, mbrojtësi tha se ata kanë një plan dhe do ta zbatojnë atë në fushë.

“Të gjitha shanset që ne përpiqemi të krijojmë, kur luan kundër Real Madrid, gjithmonë ke lojtarë të klasit të lartë përballë, ne kemi një plan për ndeshjen dhe duhet ta zbatojmë atë në praktikë”, ishin fjalët e Arnold.

Liverpool dhe Real Madrid do të takohen nesër në ‘Stade de France’, me fillim nga ora 21:00./Lajmi.net/