Mane flet për të ardhmen e tij
Sadio Mane ka folur lidhur me të ardhmen e tij.

Sport
Anësori i Liverpool, Sadio Mane ka kontratë me ekipin e tij deri në qershor të vitit të ardhshme dhe së fundmi është i lidhur me një largim të mundshëm.
Sipas lajmeve që po qarkullojnë në Gjermani, përkatësisht nga ‘Bild’, senegalezi është afër të transferohet te Bayern Munich, përcjell lajmi.net.
E lidhur me të ardhmen e tij Mane ka folur në konferencën për shtyp, përpara finales së Ligës së Kampionëve, ndaj Real Madridit.
Do të përgjigjem pas kësaj loje, ishin fjalët e anësorit.
“Do të përgjigjem vetëm pas finales së Ligës së Kampionëve nëse do të qëndroj apo jo”, deklaroi ai për ‘Sky Sports’.
Mane është transferuar drejt ‘Anfield’ në vitin 2016 nga Southampton, ku ka kaluar një periudhë mjaft të mirë te ‘Reds’./Lajmi.net/