Kombëtarja e Francës publikon listën e lojtarëve për Ligën e Kombëve – mungon Giroud
Kombëtarja e Francës e ka publikuar listën e lojtarëve për ndeshjet e Ligës së Kombëve që do t’i luajnë gjatë muajit qershor.

Sport
Didier Deschamps ka vendosur t’i bëjë disa ndryshime në fazën e sulmit, duke mos e ftuar lojtarin e Milanit, Olivier Giroud.
Francezi, ndonëse performoi mirë në këtë sezon, nuk arriti ta fitojë një ftesë për t’u paraqitur me “Gjelat” në muajin e ardhshëm.
Kampionët në fuqi të botës tashmë e kanë kthyer sulmuesin e tyre kryesor, Karim Benzema, transmeton lajmi.net.
Ndër të grumbulluarit është edhe sulmuesi në superformë, Christopher Nkunku.
Më poshtë gjeni listën e lojtarëve.
Franca do të përballet me Danimarkën, Kroacinë (dy ndeshje) dhe Austrinë. /Lajmi.net/