Klopp: Liverpool dhe City janë skuadra të ndryshme – nivelet në të cilat po shtyjmë janë të çmendura
Jurgen Klopp nuk ka kursyer lëvdatat për rivalin direkt, Manchester City.
Sport
Para ndeshjes ndaj Southampton, Jurgen Klopp është pyetur edhe për Man City, skuadër për të cilën ka treguar vetëm respekt.
Gjermani beson se bëhet fjalë për një skuadër më ndryshesa sesa ajo e Liverpool, por me aftësi të ngjashme.
“Ne jemi skuadra të ndryshme me aftësi të ngjashme, dhe nuk jam i sigurt nëse intensiteti vazhdon të jetë fjala e duhur. Nivelet në të cilat po shtyjmë njëra-tjetrën janë absolutisht të çmendura”, ka thënë Klopp, transmeton lajmi.net.
Tutje ai ka komentuar edhe fjalët e Guardiola për ‘Citizens’, me të cilat shprehë pajtueshmërinë.
“Ai ka të drejtë (për natyrën e pakompromis të skuadrave. Unë mund të jap të gjitha komplimentet, sepse është e jashtëzakonshme. Konsistenca që tregon Man City, kualiteti që kanë – është skuadër e mbushur me futbollistë të shkëlqyer”, shtoi gjermani.
Klopp dhe Liverpool kanë nevojë për një fitore sonte ndaj Southampton, në mënyrë që të shpresojnë për titullin kampion në xhiron e fundit (të dielën). /Lajmi.net/