Juventus luan baras me Lazion – Chiellini përshëndetet në ndeshjen e fundit para tifozëve të skuadrës së tij

Juventus ka marrë vetëm një pikë në atë që është ndeshja e fundit e Giorgio Chiellini e Paulo Dybala para tifozëve të tyre.

Sport

16/05/2022 22:43

Skuadra e Massimiliano Allegri ka luajtur baras me rezultatin 2:2 ndaj Lazios së Maurizio Sarri, shkruan lajmi.net.

Goli i parë në ndeshje erdhi nga Dusan Vlahovic në minutën e 10’.

Shtatë minuta më vonë nga loja doli Giorgio Chiellini, i cili u përshëndet me tifozët pas 17 viteve rrugëtim me ‘Zonjën e Vjetër’.

Më pas, në minutën e 36’ Alvaro Morata dyfishoi epërsinë e Juventus, kur shënoi pas asistimit të Cuadrado.

Lazio ngushtoi epërsinë me autogolin e Alex Sandro në minutën e 51’, kurse goli i barazimit vonoi deri në minutën e fundit. Milinkovic-Savic barazoi për 2:2 në fund.

Juventus shkon në 70 pikë për pozitën e katërt dhe ka 7 pikë më shumë sesa Lazio në pozitën e pestë. /Lajmi.net/