Pep i thotë Southampton-it të mundë Liverpool-in 4-0

Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola i ka kërkuar Southmaptonit të mposhtin Liverpoolin.

Sport

16/05/2022 09:05

‘Citizens’ dje u ndan baras me West Ham United, kështu duke e lënë të hapur edhe për një xhiro fituesin e këtij edicioni në Premier Ligë.

Nëse, Liverpool arrin të marr fitore ndaj Southampton, atëherë ata do të kenë një pikë më pak se Man City, në vendin e dytë.

E gjithçka rreth titullit do të vendosej në xhiron e fundit të ligës angleze.

Lidhur me takimin e radhës së ‘Reds’ ka folur edhe Pep Guardiola.

I pyetur nëse ai kishte një mesazh për Southampton në konferencën e tij për shtyp pas ndeshjes, Guardiola u përgjigj: “Unë do të thosha, mundi Liverpoolin 4:0”, ishin fjalët e tij, përcjell lajmi.net.

Tutje ai vazhdoi duke thënë se është në duart e tyre të fitojnë apo jo titullin dhe do të japin gjithçka që ta fitojnë.

“Është gjithçka në duart tona. Ne nuk duhet të shikojmë asgjë tjetër përveç vetes. Ne vetëm duhet të japim gjithçka”, tha Pep.

Liverpooli ka edhe dy ndeshje për t`i zhvilluar ndaj Southamton dhe ndaj Wolves, ndërsa ndeshja e fundit e Manchester City është ndaj Aston Villas.

Mbetet të shihet se cila nga këto dy skuadrat do të shpallet kampione në fund të sezonit./Lajmi.net/