Tifozi i Arsenalit “vesh” veturën e tij me simbole të skuadrës së zemrës

Të bërit tifo për ndonjë skuadër futbolli, pos gëzimit dhe hidhërimit, pas humbjeve e fitoreve, shpeshherë shprehet edhe me anë të simbolikave të veçanta që memorizohen gjatë.

Sport

13/05/2022 13:09

Një veprim të tillë e ka bërë edhe Valon Bardhi nga Gjakova, që dashurinë e tij për Arsenalin ka vendosur ta paraqesë para njerëzve në një mënyrë mjaft të veçantë.

Veturën që ai e nget përditë e ka hijeshuar me afishe të skuadrës londineze. Pos stemës karakteristike që zë vend në pjesët qëndrore të makinës, në këtë hapësirë gjendet një “miniaturë” e historisë së klubit.

Te dera e shoferit shihen 12 trofetë e FA Cup të fituara deri atëherë, e mbi xhamin e bagazhit gjendet edhe “Gunnersaurusi” i famshëm i 13-herë kampionëve anglezë.

 

Sikurse shumë simpatizantët e futbollit, edhe Bardhi thotë se ka pasur momente që e ka menduar seriozisht të mos e shikojë më skuadrën e zemrës për shkak të rezultateve të dobëta në një kohë të caktuar.

Në një intervistë të gjatë për T7 ai foli gjatë për iniciativën dhe realizimin e një veprimi të tillë. /Lajmi.net/

YouTube player