Shkëlqeu këtë sezon, Real Madridi po planifikon t’i ofrojë pagë të majme Vinicius Juniorit

Real Madridi po planifikon që t’ia zgjasë kontratën njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm në radhët e tyre këtë sezon.

Sport

13/05/2022 12:05

Bëhet fjalë pikërisht për Vinicius Junior, i cili, brenda kontratës së re, do të gjejë në pagë shumë më të lartë sesa e kishte deri më tani.

Ende nuk dihet se sa do të jetë me saktësi vlera monetare që do ta marrë futbollisti, por është e sigurt se lojtari bën pjesë në planet afatgjata të klubit.

Gjatë këtij sezoni, braziliani ka shënuar 17 gola dhe 10 asistime në 34 ndeshje në La liga, statistika këto që i kanë bindur drejtuesit madrilienë ta “blindojnë” lojtarin. /Lajmi.net/