Real Madridi mposht me rezultat të thellë Levanten – që zyrtarisht bie nga La Liga

Real Madridi mposhti me rezultat të thellë Levanten, kështu ata bien nga La Liga.

Sport

12/05/2022 23:21

‘Mbretërit’ arritën fitore të thellë 6:0 ndaj Levantes.

Me këtë humbje ekipi i Levantes bie nga liga spanjolle.

Serinë e golave e hapi Ferland Mendy, i cili shënoi në minutën e 13` të ndeshjes.

Pas vetëm gjashtë minutash Karim Benzema dyfishoi epërsinë, shkruan lajmi.net.

Kështu duke shënuar golin e 323 me fanellën e Realit, aq sa ka edhe Raul Gonzalez që është golashënuesi i dytë më i mirë në histori të ‘Los Blancos’.

Në minutën e 34` ishte Rodrygo që gjeti golin e tretë në këtë takim.

Pak minuta pa përfunduar pjesa e parë shënoi Vinicius Jr për 4:0`.

Pjesa e dytë ishte sërish më e mirë për vendasit, ku Vini Jr gjeti golin edhe dy herë të tjera në minutat 68` dhe 83`.

Real Madridi tashmë janë shpallur kampion i La Ligas, ndërsa me këtë humbje Levante bie nga liga spanjolle, pasi janë në vendin e fundit me 29 pikë të grumbulluara./Lajmi.net/