Donnarumma: Dua të qëndroj në PSG
Portieri i Paris Saint Germain, Gianluigi Donnarumma ka thënë së dëshiron të qëndrojë në ‘Parc des Princes’.
Sport
Në një intervistë për ‘Calciomercato’, portieri i PSG-së ka folur për shumëçka sa i përket këtij sezoni me ekipin parisien.
Ai fillimisht tha se dëshiron të qëndrojë në ‘Parc des Princes’.
“Dua të qëndroj në PSG. Jam i lumtur me trofeun tim të parë me fanellën e Paris Saint-Germain.
Jam krenar që i përkas këtij klubi shumë ambicioz që synon gjithnjë e më lart”, tha portieri i PSG-së, përcjell lajmi.net.
Italiani foli edhe për gabimin e tij në ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, që ai nuk e cilësoi vetën si fajtor.
“Nuk ndihem aspak fajtor. E dimë si shkoi, por mund ta kishim menaxhuar më mirë pjesën e lojë”, vazhdoi ai.
Këtë edicion me PSG, Donnarumma ka luajtur në 23 ndeshje ku ka pranuar 23 gola dhe ka mbajtur portën ë paprekur tetë herë./Lajmi.net/