Barcelona e do Bernardo Silvan si zëvendësues të Frenkie de Jong

Asgjë zyrtare, por Frenkie de Jong lidhet me një largim të mundshëm nga Barcelona në fund të këtij sezoni, me Manchester United si destinacionin potencial.

Sport

12/05/2022 13:43

Mesfushori holandez ishte mbrëmë subjekt i raportimeve që e lidhnin me një transferim në ‘Old Trafford’. Thuhej se marrëveshja është arritur dhe gjithçka konfirmohet në fund të sezonit.

Ndonëse këto raportime u kundërshtuan sot nga raportime të tjera, ‘Mundo Deportivo’ shkruan për zëvendësuesin e Frenkie de Jong, përcjell lajmi.net. E përditshmja spanjolle thotë se portugezi i Manchester City, Bernardo Silva pëlqehet nga ‘Blaugranat’.

Lojtari ka konkurrencë të madhe te skuadra e Man City dhe mund të jetë i hapur për një aventurë jashtë ‘Etihad’.

Bernardo lidhej me një largim nga City edhe gjatë verës së kaluar, me Milan asokohe që ishte afër transferimit.  /Lajmi.net/